LAJMI I FUNDIT:

Thaçi u takua me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

Thaçi u takua me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim shefen e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

“I pari i vendit u shpreh se e çmon bashkëpunimin e mirë me EULEX-in.

Shefja e EULEX-it, Papadopoulou, tha se është e kënaqëur me bashkëpunimin me Zyrën e Presidentit dhe vuri theksin te ngritja e mëtutjeshme e kapaciteteve vendase që t’u barten përgjegjësitë”, thuhet në njoftimin për media.


Presidenti Thaçi ka thënë se përkrahja ndërkombëtare është e rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve dhe ndërtimin e infrastrukturës ligjore që forcon sundimin e së drejtës dhe barazinë në Kosovë./Telegrafi/