Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pa ditë para procedimit të Projektligjit për FSK-në, ka vizituar sot kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Gjatë një adresimi para kadetëve, kryeparlamentari Veseli tha sa ka zgjedhur ditën e sotme për të bashkëbiseduar me ta, tashmë kur Kosova po hyn në një proces të rëndësishëm të transformimit të Forcës së saj të Sigurisë në ushtri.
“Ju keni krijuar mundësinë që Kosova të jetë para një vendimi historik. Siç e dini, presidenti dje ka marrë një vendim i cili është në interesin e vendit tonë, me qëllim tërësisht paqësor, në mbështetje të qytetarëve të vendit dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjë, por edhe me qëllimin e shenjtë, mbrojtjen e vendit tonë”, theksoi kryetari Veseli, duke shfaqur besimin se projektligji do të gjej përkrahje unanime në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Veseli tha që nga viti 2013 Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur kapacitetet e saj për të ndryshuar misionin, por sipas tij, fatkeqësisht deri tani politika nuk ka arritur të ndërtojë konsensus për këtë.
Kreu i Kuvendit theksoi se Kosova do të vazhdojë të jetë një nga partnerët më të qëndrueshëm të NATO-s dhe vendeve perëndimore, në misione të ndryshme globale, me theks të veçantë në luftën kundër terrorizmit.
Kryeparlamentari Veseli bëri të ditur se asgjë nuk do të ndryshojë në raport me KFOR-in dhe se forca e NATO-s në Kosovë te FSK-ja gjen partnerin kryesor të saj.
Veseli u tha kadetëve se ata duhet të ndihen krenarë me rrënjët e tyre të cilat gjenden në të kaluarën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por gjithashtu, të jenë krenarë edhe për misionin e ri në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, të ruajtjes së paqes dhe sovranitetit të Kosovës.
Më pas, kryetari Veseli u përgjigj në pyetje të shumta të kadetëve lidhur me misionin e ardhshëm të FSK-së dhe njëherësh inkurajoi ata që të vazhdojnë angazhimin dhe punën e pandalshme në profesionalizmin e mëtejmë të tyre dhe rrjedhimisht, të FSK-së në përgjithësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite