LAJMI I FUNDIT:

Diellza Kolgeci thyen tabutë, zgjedh ‘kryengritjen’ (Foto, +18)

Diellza Kolgeci thyen tabutë, zgjedh ‘kryengritjen’ (Foto, +18)

Ajo është muza që ka inspiruar artistët më të mëdhenj të botës; ajo që i dha botës veprat më të mëdha të artit. Është krijesa më e bukur e më e ndjeshme. Është burimi i jetës dhe ngushëllimi më i madh i njeriut. Është nëna që lind, që të rrit e të do pa interes. Punët e saj rrallë mbarojnë, por ajo më së paku di se çfarë janë lodhja e ankimi.

Shkruan: Gazmend Kajtazi


Është kjo femra, ajo që vazhdon të mos e ketë ende statusin e merituar në shoqëritë maskiliste, kudo në botë. Aty ku burri bën ligjin dhe ia jep vetes të drejtën të shkel po këtë ligj. Aty ku femra duhet të ballafaqohet me përbuzjen dhe nëpërkëmbjen, e në fund të fajësohet për pasojat e tjera që do të mund t’i vuajë.

Femra shqiptare është sot më e lirë se kurrë, por jo e liruar nga stigmat e ngulitura në mentalitetin e shoqërisë. Ajo nuk ka siguri, ajo i frikësohet më së shumti të nesërmes. Kur ajo lind, për të qajnë ende “trarët e shtëpisë”! Por, ka forcë të madhe të jetojë, sepse durimi i saj është pothuajse mitik!

Diellza Kolgeci me këtë seri të fotografive zgjedh kryengritjen, pikërisht ndaj mentaliteteve arkaike. Me sferën si simbol të përsosmërisë dhe globin si simbol i orientimit, ajo përçon mesazhin për një botë ndryshe, më të bukur.

Njomëza Luci shkrin kreativitetin e saj në ngjyrë bronzi dhe momentet që i kap syri i Arton Humollit, ngjajnë me skulpturat më të bukura njujorkeze. Ato na kujtojnë fatin tragjik të muzës më të madhe të artistëve të fillimshekullit XX, Audrey Munson – simbol i bukurisë, e më vonë i tragjedisë femërore. Ndaj, është pikërisht mungesa e koloritit ajo që shpërfaq realitetin e hidhur, të cilin Diellza synon ta luftojë.

Në këto imazhe shihen përulja dhe bukuria si mallkim. Aty shihet dhembja, por jo edhe loti si çlirim. Shihet vuajtja e femrës që shpreson të mos mendojë e të mos flasë asgjë. Aty është edhe ëndrra për gjërat që ka mundur t’i bënte…

Por, Diellza i bëri – përmes pozave si monumente të pabarazisë e ngjyrosur nga duart e arta të Njomëzës. Ndërsa, Artoni si mjeshtër i artit fotografik i fiksoi më së miri këto momente dhe këtë mesazh.

Bukuria dhe forca femërore e bënë edhe një hap tjetër para, jo vetëm drejtë thyerjes së tabuve, por edhe drejtë thyerjes së mureve të stereotipave gjinorë. /Telegrafi/

Kushtuar gruas
(Imazhi i shkëputur nga seria fotografike “Ajo”)

Modele: Diellza Kolgeci
Drejtor kreativ: Njomëza Luci
Fotografia: Arton Humolli

Në trend Stil

Më shumë
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Joga
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Stil
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori