LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin Valkyrie tenton të sfidojë LaFerrari, McLaren P1 dhe Porsche 918 (Foto)

Aston Martin Valkyrie tenton të sfidojë LaFerrari, McLaren P1 dhe Porsche 918 (Foto)

Deri më tani janë dhënë disa detaje të modelit, se si do të duket dhe është prezantuar me kodin AM-RB 001, por që tani shfaqet i tëri dhe me emrin zyrtar Valkyrie.

Prodhuesi britanik Aston Martin, e ka prezantuar në Geneva Motor Show 2017 bashkëpunimin me Red Bull, që është një super-makinë me linja që nuk janë parë më herët, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, shihet modeli i mahnitshëm 6.5-litra V12, që pritet të jetë i fuqishëm dhe shumë i shpejtë.


Në këtë formë, prodhuesi është duke u përpjekur që të sfidojë modelet LaFerrari, McLaren P1 dhe Porsche 918, që janë makina shumë të kërkuara në treg. /Telegrafi/