LAJMI I FUNDIT:

Sulmi ndaj gazetarëve të A1on akoma i pazbardhur

Sulmi ndaj gazetarëve të A1on akoma i pazbardhur

Pa përfundim, pa arrestim të dhunuesve, tashmë për të shtatën ditë po vijojnë hetimet për sulmin ndaj gazetarëve të portalit A1on. Nga MPB nuk njoftojnë për detaje të hetimeve. Prova e fundit që gjatë gjithë javës po e presin inspektorët janë inçizimet nga kamerat e sigurisë në portën “Maqedonia”. Inçizimet kërkohen që nga java e kaluar, por akoma nuk janë dorëzuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sulmohet një ekip i gazetarëve gjatë protestave kundër gjuhës shqipe në Shkup (Foto)
Lexo po ashtu Sulmohet një ekip i gazetarëve gjatë protestave kundër gjuhës shqipe në Shkup (Foto)

Nga kamerat e portës triumfale mund të vërtetohet identiteti i të dyshuarve, por edhe të zbulohet numri i përgjithshëm i sulmuesve të cilët të martën e kaluar sulmuan gazetarët gjatë protestës së iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”.

Sipas informacioneve të televizionit Telma, policia ka të dyshuar, por akoma nuk ka të arrestuar. Nga MPB nuk zbulojnë pse po shtyhen hetimet dhe nuk tregojnë nëse në mes 12 të cilët janë marrë në pyetje është edhe ministri i financave Kiril Minoski, të cilin gazetarët e përmendën si dëshmitarë.


MPB ka marrë në pyetje 12 persona për sulmin ndaj gazetarëve të A1on
Lexo po ashtu MPB ka marrë në pyetje 12 persona për sulmin ndaj gazetarëve të A1on

Gjatë viteve të kaluar në Maqedoni janë bërë 40 sulme mbi gazetarët, ndërsa një pjesë e madhe e tyre akoma nuk janë zbardhur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori