Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli së bashku me këshilltarin tij kryesor Ilmi Ramadani, kanë vizituar Universitetin “Kadri Zeka”, ku janë pritur nga rektori Bajram Kosumi, prorektorët, dekanët dhe sekretari i përgjithshëm i Universitetit.
“Pavarësimi i Universitetit nga MASHT, gjetja e një zgjidhjeje për kampusin universitar, rritja e buxhetit, rritja e numrit të punëtorëve të lejuar për punësim, si stafit akademik edhe atij administrativ, ishin çështjet kryesore që u diskutuan në këtë takim”, thuhet në njoftimin për media.
Paraprakisht Rektori Bajram Kosumi prezantoi para Kryetarit të Kuvendit të arriturat që janë shënuar dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky universitet.
Ai e falënderoi kryetarin Veseli për interesimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen që po i bënë Universitetit “Kadri Zeka”, duke kërkuar nga ai që t’i adresoj shqetësimet që janë ngritur në këtë takim të cilat kërkojnë përgjigje nga institucionet qendrore. Me këtë rast Veseli është impresionuar me të arriturat e UKZ-së, si universitet me katër vite themelim, dhe ka ofruar mbështetje në zhvillimin e mëtutjeshëm.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, më pas ka takuar Kryetarin e Parlamentit të Studentëve Mehmet Zylfiu dhe disa nga studentët e Universitetit “Kadri Zeka”, me të cilët ka diskutuar rreth shqetësimeve që ata kanë.
Ai u ka thënë studentëve se institucionet e vendit janë duke punuar për zgjidhjen e problemeve që i shoqërojnë institucionet arsimore në përgjithësi në ngritjen e cilësisë dhe eliminimin e defekteve burokratike, derisa ka kërkuar që të ketë një angazhim nga të gjithë për të përmirësuar gjendjen që ka të bëjë me tregun e punës për të rinjtë që studiojnë dhe përfundojnë shkollimin adekuat./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City