Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, priti sot në takim pune ambasadorin e Zvicrës në Prishtinë, Jean Hubert Lebet, si dhe përfaqësuesin e Korporatës Zvicerane me seli në Prishtinë, Patrick Ettienne.
Fillimisht në këtë takim kryeprokurori Lumezi e falënderoi ambasadorin Lebet për mbështetjen e vazhdueshme që shteti zviceran është duke e dhënë për avancimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, e në veçanti për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial, konkretisht përmes projektit zviceran, për zhvillim dhe bashkëpunim, i cili projekt implementohet në kuadër të UNDP-së e që mbështet nga agjencioni Danez për zhvillim ndërkombëtar.
Lumezi theksoi se përmes këtij projekti kanë përfituar edhe institucionet zbatuese të ligjit, konkretisht edhe sistemi prokurorial në fushën e ngritjes së kapaciteteve profesionale për ndjekjen, hulumtimin dhe sanksionimin e veprave që ndërlidhen me korrupsionin. Gjatë këtij takimi, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka njoftuar ambasadorin Lebet se sfidë kryesore mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimeve të luftës, si dhe bashkëpunim në mes Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit, për koordinim të veprimeve për luftimin e këtyre veprave penale.
Ndër të tjera gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi dhe ambasadori Lebet kanë diskutuar edhe për ngritjen e kapaciteteve profesionale në sistemin prokurorial lidhur me kryerjen e ekspertizave financiare, ndjekjen e trajnimeve në fushën ekonomiko-financiare, krimeve kibernetike dhe korrupsionit, si dhe ndjekjen e trajnimeve në fushën e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ndërkaq, ambasadori zviceran në Prishtinë, Jean Hubert Lebet i premtoi kryeprokurorit Lumezi mbështetjen e tij dhe të shtetit Zviceran në avancimin e bashkëpunimit në të gjitha çështjet që mund të bashkëpunojnë sistemet prokuroriale të vendit tonë dhe Zvicrës, përmes ambasadës zvicerane në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Parandalohet futja e drogës në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Ilire Dauti sërish nuk ka lejuar që ligji për “branitellat” të futet në rendin e ditës të Komisionit të Politikës Sociale
Hasaj: Tri komuna në vend rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian