Afati i fundit për shpalljen e zgjedhjeve vendore për t’u mbajtur në pjesën e parë të majit, skadon për disa orë. Kuvendit duhet të mblidhet për ta vazhduar seancën konstitutive e kohës së para Vitit të Ri dhe të vendosë se si më tutje. Nga Komisionit Shtetëror Zgjedhor thonë se te ata nuk ka mbërritur asnjë akt i nënshkruar nga kryetari i kuvendit dhe prandaj ky institucion nuk mund të ndërmerr asgjë, gjegjësisht të përpilojë afat në lidhje me aktivitetet zgjedhore, njofton TV21.
“Me një akt të këtillë caktohet dita e zgjedhjeve si dhe dita se kur fillojë të rrjedhin afatet për realizmin e veprimeve zgjedhore. Pas pranimit të këtij akti, KSHZ përpilon afat në lidhje me veprimet zgjedhore dhe fillon me zbatimin e të njëjtit”, tha zëdhënësja e KSHZ-së, Lubpka Guguçevska.
Një nga opsionet, siç shprehet ish anëtari i KSZH-së Alksandër Novakovksi është që Kuvendi të mblidhet dhe të miratojë ndryshime në Kodin zgjedhor për shtyrjen e zgjedhjeve. Me këtë rast, me akt të veçantë duhet që kryetarëve dhe këshilltarët komunalë t’iu vazhdohet mandati.
“Do të duhet të gjendet mënyrë që zgjedhjet të shtyhen. Por nisur nga që po e dëgjojmë në publik se nuk ka disponim për shtyrje të tyre, atëherë ekziston një modus që Kuvendi të mblidhet për këtë qëllim, të formohen trupa punues dhe zgjedhjet të shpallen pas datës që do të ishte caktuar nga partitë”, tha Novakovski.
Nga LSDM insistojnë se fillimisht duhet që Kryetari i shtetit Ivanov t’ua dorëzojë mandatin, të formohet qeveria e më pas të shpallen zgjedhjet. OBRM-PDUKM tanimë disa ditë përsërit se angazhohet për zgjedhje të reja parlamentare së bashkë me ato lokalet. Nga BDI konsiderojnë se zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e paraparë. BESA dhe Aleanca për Shqiptarët gjithashtu përparësi i japin formimit të qeverisë e cila do t’i organizonte zgjedhjet. Ambasadori i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar sot në Tetovë u bëri thirrje politikanëve që të përgjigjen se a do të shpallen në vend zgjedhjet lokale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj