LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet arrestimi i Nenad Çanakut, tha se Kosova është e pavarur

Kërkohet arrestimi i Nenad Çanakut, tha se Kosova është e pavarur

Përfaqësues të “Shoqatës së Familjeve të serbëve të kidnapuar dhe të vrarë në Kosovë” kanë kërkuar nga organet kompetente në Serbi që menjëherë ta arrestojnë Nenad Çanakun – kandidatin për kryetar të Serbisë nga Lidhja e Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV).

Siç njofton “Beta” Kërkesa për arrestimin e Çanakut vjen pas deklaratave të tij se si President i Serbisë ai do ta pranonte pavarësinë e Kosovës. Kjo deklaratë sipas “Shoqatës së Familjeve serbe të kidnapuar dhe të vrarë në Kosovë”, “paraqet shkelje të Kushtetutës së Serbisë, përkrah kriminelët shqiptarë dhe injoron viktimat serbe”, transmeton Telegrafi.

“Fatkeqësisht, dikush mund të deklarojë diçka të tillë veç në Serbi, sepse çdo shqiptar që do të thoshte në Prishtinë se Kosova është pjesë e Serbisë, do të likuidohej, kurse familja e tij do të masakrohej”, thuhet në reagimin e Shoqatës, duke potencuar se “Çanak, përveç pasurimit përmes serbëve të vrarë, duke njohur Republikën e Kosovës, dëshiron që të lehtësojë realizimin e ëndrrës që Vojvodina të bëhet shtet”.


Kandidati për president të Serbisë: Përballuni me faktet, Kosova është shtet i pavarur
Lexo po ashtu Kandidati për president të Serbisë: Përballuni me faktet, Kosova është shtet i pavarur

Shoqata serbe thekson se deklarata e “lobuesit të shqiptarëve” Nenad Çanak se si president i Serbisë do ta njihte Republikën e Kosovës në emër të paqes në Ballkan, perspektivës evropiane të Serbisë dhe pajtimit historik në mes dy popujve, ka indinjuar thellë familjarët e të kidnapuarve dhe të vrarëve. /Telegrafi/