LAJMI I FUNDIT:

Kandidati për president të Serbisë: Përballuni me faktet, Kosova është shtet i pavarur

Kandidati për president të Serbisë: Përballuni me faktet, Kosova është shtet i pavarur

Kandidati për kryetar të Serbisë nga Liga e Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, ka thënë se Kosova është i njohur si shtet i pavarur dhe se dihet që nuk është pjesë e Serbisë. Ai shtoi se është në interes të shtetit serb që të përballet me faktet.

“Problemet me të cilat Serbia përballet janë të shumta dhe nga ne kërkohet të marrim përgjegjësi për vendimet që duhet të marrim. Njohja de facto e pavarësisë së Kosovës është një prej vendimeve të tilla. Në emër të paqes në Ballkan, të ardhmes evropiane të Serbisë dhe të pajtimit historik të dy popujve, e shpreh gatishmërinë time që atë vendim ta mbështes”, ka thënë Çanak në një deklaratë me shkrim, transmeton Telegrafi.


Ai shtoi se ndryshe nga disa kandidatë tjerë, nuk do të jetë pjesë e politikës që miteve i jep përparësi e jo realitetit e fakteve.

“Ta injorosh këtë (pavarësinë e Kosovës) do të thotë të vazhdosh me politikën që godet realitetin. Nga politika e kandidatëve presidencialë, nga sistemi i tyre i vlerave, integriteti dhe fjala, nga trimëria personale, varet raporti i tyre ndaj Kosovës. Ne mund të vazhdojmë me oportunizëm të flasim për ‘krahinën jugore’, por përgjegjësia për çka ne kandidojmë kërkon të mos e mashtrojmë më veten”, ka shtuar ai. /Telegafi/