LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: S’ka sakrificë më të madhe sesa ajo e familjes Jashari

Haradinaj: S’ka sakrificë më të madhe sesa ajo e familjes Jashari

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u arrestua në Francë pas një flet-arresti të Serbisë ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari.

Ai në rrjetin social “Facebook”, shkruan se nuk ka sakrificë më të madhe sesa sakrifica e familjes Jashari.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:


“Nuk ka ditë më të shënuar se sa dita e sotme! Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjes Jashari! Të gjithë të gjallët janë të vegjël përpara heroizmit të luftëtarëve të lirisë, të prirë nga Adem Jashari, të cilët sot pushojnë në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz.

Ne u jemi borxhli të rënëve të lirisë, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej! Ndjenja qenka edhe më e fortë, kur ngjarjet e tilla i kujton larg atdheut.

Lavdi e përjetshme veprës heroike të tyre!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori