LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi trajnimi dyditorë për vullnetarë të rinj të Kryqit të Kuq në Kumanovë

Përfundoi trajnimi dyditorë për vullnetarë të rinj të Kryqit të Kuq në Kumanovë

Vullnetarë të rinj nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq në komunat e Koçanit, Kumanovës dhe Kriva Pallankës ndoqën trajnim dyditorë për mbrojtje dhe vetëmbrojtje në rast katastrofash, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për fillim të kësaj nisme, u mbajt trajnim për edukatorë moshatarë në Kumanovë, kurse trajnimi tjetër do të mbahet në Koçan, ku temë do të jetë edukimi për HIV-SIDA.

Zbatimi i bashkëpunimit rajonal është i pari i këtij lloji për Kryqin e kuq të Maqedonisë./Telegrafi/