LAJMI I FUNDIT:

​Schwarzenegger largohet nga emisioni i Trump “The Apprentice”

​Schwarzenegger largohet nga emisioni i Trump “The Apprentice”

Arnold Schwarzenegger njoftoi se do të largohet nga emisioni televiziv “The New Celebrity Apprentice”, ku kishte zëvendësuar Donald Trumpin si prezantues.

Ndonëse është bërë president i SHBA-së, Donald Trump nuk ka pushuar se kritikuari pasuesin e tij dhe emisionin për shikueshmërinë e tij të ulët.“Kam adhuruar çdo sekondë të punës time me NBC-në dhe Mark Burnett.


Të gjithë, nga yjet e ekipit të emisionit deri tek shërbimet e marketingut meritojnë vlerësim maksimal dhe me siguri që do të punojë sërish me ta në një emision që nuk ka këtë tematikë”, deklaroi ai në një komunikatë që është publikuar nga e gjithë media amerikane.

“Me Trump të implikuar me emisionin, njerëzit nuk duan më të marrin pjesë si spektatorë apo sponsora apo në ndonjë formë tjetër për të mbështetur emisionin”, kishte shpjeguar Schwarzenegger për revistën “Empire”.

Aktori pohoi gjithashtu se vazhdon të marrë kritika pozitive për performancën e tij. Por sipas atij njerëzit nuk mund të shohin më emisionin kur shohin të shfaqet emri i Donald Trump si producent ekzekutiv.

“Kur njerëzit zbuluan se Trump ishte akoma i përfshirë si producent ekzekutiv dhe vazhdonte të merrte para nga emisioni, gjysma e tyre filluan ta bojkotojnë”, thotë aktori.

Donald Trump, prezantues i emisionit në vitet 2008-2014 dhe Schwarzenegger janë përballur shpesh herë me mesazhe në “Twitter” kur shifrat e audiencës ranë. Audienca ra në katër milionë telespektator në janar, nga 6,5 milionë që ishte për epizodin e parë të sezonit të fundit të Donald Trump si prezantues para dy vitesh.

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Magazina
Kalo në kategori