LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e 20-ta në Evropë sa i takon përfshirjes së grave në politikë

Maqedonia e 20-ta në Evropë sa i takon përfshirjes së grave në politikë
Businesswomen on White

Hulumtimet e Këshillit Kombëtar për Barazi Gjinore, tregojnë se në partitë politike në vend, burrat dhe gratë nuk janë të përfshirë në mënyrë të barabartë. Maqedonia gjendet në vendin 20 në Evropë sa i përket angazhimit të femrave në politikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket përfshirjes së tyre në parlament, gjendja është edhe më e keqe. Në të, gratë janë përfshirë vetëm 34% ndërsa në këshillat komunalë 30%. Savka Dimitrievska nga organizata e grave në Maqedoni, thotë se edhe më tutje stereotipat që ekzistojnë në shoqëri janë pengesa më e madhe për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë.

“A mundemi të themi se kemi një grua për presidente të shtetit, kryeministre ose spikere të parlamentit, pra, kjo do të thotë se ne nuk mundemi të lavdërohemi me diçka që në fakt gratë në Republikën e Maqedonisë e meritojnë”, tha Savka Dimitrievska në debatin e sotëm të organizuar sa i përket përfshirjes së grave në politikë./Telegrafi/