LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Ura do t’i bashkojë të dy komunitetet

Mogherini: Ura do t’i bashkojë të dy komunitetet

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka thënë të shtunën në Mitrovicë se po i sheh punimet që po ecin mirë në urën e lumit Ibër dhe se është e impresionuar me projektin e urës, por nuk dha ndonjë datë për revitalizimin e saj, duke thënë se ai do të bëhet së shpejti.

Sipas saj, ura do t’i bashkojë të dy komunitetet nga veriu dhe jugu dhe se ky nuk është rezultat i alienëve, por i vendimmarrësve nga Kosova dhe Serbia në Bruksel.

Ajo tha se është e lumtur me atë që është arritur pasi sipas saj më në fund ka kuptim të ndërsjellë mes palëve.


“Unë jam këtu në Mitrovicë për të bërë vizitë tek ura, rrugën Mbreti Petar dhe jam e bindur se kjo urë është riparuar nga Bashkimi Evropian sipas marrëveshjes që kemi arritur gjatë lehtësimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, por jo prej disa alienëve në Bruksel, por nga vendimmarrësit që vijnë nga rajoni këtu, se kjo punë që jemi duke bërë në këtë urë ta kthejmë nga simboli i ndarjes në simbol të dialogut në mesin e njerëzve, dhe kjo është fuqia e BE-së për të krijuar dialogun, paqen, mirëkuptimin aty ku kemi konfrontime dhe vështirësi”, ka thënë Mogherini.

Tutje përfaqësuesja e lartë e BE-së tha se ata do të mbështesin qytetarët në të dy anët e urës. Ndërsa nuk dha ndonjë datë për revitalizimin e saj, duke thënë se ai do të bëhet së shpejti.

“Unë jam e inkurajuar nga kjo dhe pres hapjen e plotë të urës dhe të rrugës shumë shpejt. Unë kam kërkuar nga përfaqësuesi im special që të më mbajë të informuar për zhvillimet dhe do të vazhdoj të punoj e të gjitha energjitë e mia për të ndodhur kjo për të mirën e të gjithëve”, ka theksuar Mogherini.

Për më tepër ajo theksoi se ekipi i saj në Bruksel, dhe Natalie Apostolova në Prishtinë do të mbështesin njerëzit dhe shoqërinë civile në përpjekjet e dialogut dhe paqes.

“Dialogu i vendimeve të marra nga institucionet, presidenti, kryeministri, është çelës fundamental dhe unë dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në dialog deri më tash, sepse na lejon të arrijmë vendime të rëndësishme dhe të implementojmë vendimet e rëndësishme”, ka thënë Mogherini.

Ajo ka falënderuar autoritetet komunale, të veriut dhe jugut për gjithë punën në përpjekjet konstruktive që ata bëjnë për punimet e urës dhe rrugës Mbreti Petar, ndërsa ka shprehur përkushtimin e BE-së për zhvillimin e Kosovës me një numër të madh projektesh.

Te cepi verior është takuar me shoqërinë civile, por flitet se është takuar edhe me kryetarin e Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq. Ajo po0 ashtu është takuar edhe me kryesuesin e Kuvendit komunal të jugut të Mitrovicës, Bislim Iberi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori