LAJMI I FUNDIT:

BDI: Ivanov të tërheq vendimin menjëherë, Deklarata shqiptare nuk cënon rendin kushtetues

BDI: Ivanov të tërheq vendimin menjëherë, Deklarata shqiptare nuk cënon rendin kushtetues

BDI-ja pas konfirmimit se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme në Maqedoni, përmes një komunikate i ka bërë thirrje presidentit të shtetit Gjorge Ivanov që menjëherë të tërheq vendimin e tij dhe të ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re. Nga BDI thonë se me vëmendje janë duke e ndjekur situatën e krijuar pas vendimin të Ivanovit dhe mbeten të përkushtuar për plotësimin e pikave të Deklaratës së përbashkët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Shfrytëzojmë mundësinë që të risqarojmë që Deklarata paraqet një dokument të përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni, i përpiluar dhe e ideuar në Shkup, si një përmbledhje e programeve zgjedhore të të gjitha partive tona parlamentare dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet imponim nga asnjë faktor i jashtëm. Duke marrë në konsideratë që kjo Deklaratë është në përputhje me vlerat evropiane sepse përforcon kohezionin ndëretnik, ndihmon përforcimin e demokracisë, sundimin e së drejtës dhe shtetin ligjor si dhe perspektivën EuroAtlantike të vendit tonë, ne konstatojmë që Deklarata e Përbashkët e partive Parlamentare Shqiptare është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e vendit dhe si e tillë nuk cënon në asnjë mënyrë integritetin e vendit dhe nuk rrezikon karakterin unitar dhe rendin kushtetues të shtetit. Gjithashtu, asnjë rresht i vetëm nga kjo Deklaratë nuk cënon Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”.

“Prandaj, ne ftojmë z. Ivanov, që në përputhje me obligimet e tija kushtetuese si dhe me kërkesën e tij gjatë konsultimeve me të gjitha partitë parlamentare, t’ia ndan mandatin për formimin e qeverisë shumicës së re parlamentare të konfirmuar me nënshkrimet e 67 deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e BDI-së./Telegrafi/


Osmani: BDI do të jetë në qeveri, së shpejti fillon reformimi i partisë
Lexo po ashtu Osmani: BDI do të jetë në qeveri, së shpejti fillon reformimi i partisë

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori