LAJMI I FUNDIT:

Del në shitje fotoalbumi i paparë, që më 1945 u “vodh” nga dhoma e Eva Braunit (Foto)

Del në shitje fotoalbumi i paparë, që më 1945 u “vodh” nga dhoma e Eva Braunit (Foto)

Fotografi të papara të Adolf Hitlerit së shpejti do të dalin në ankand – pas më shumë se shtatë dekadave.

Fotot janë gjetur në bunkerin nëntokësor të Hitlerit në Berlin, pas rënies së Gjermanisë naziste në vitin 1945, në dhomën e gjumit të dashurës së tij Eva Braun, transmeton Telegrafi.

Fotografitë interesante, pothuajse intime, shfaqin diktatorin brutal dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në momente relaksi në Alpet e Bavarisë.


Në fotoalbum janë 73 fotografi, kurse besohet se autori i tyre ka qenë dikush që ishte i afërt me vetë Fyhrerin, mbase truproja i tij. Por, ekzistojnë teori tjera që vetë Eva ishte ajo që kishte qëndruar prapa objektivit të aparatit, pasi që ajo nuk figuron në asnjërën prej atyre imazheve.

Shtëpia e ankandit “C&T Auctions” do t’ju japë rastin të gjithë atyre që janë të interesuar t’i blejnë, ndërsa çmimi fillestar do të jetë 21.500 euro.

“Objekte të rralla nga bunkeri i Hitlerit i kanë mbijetuar luftës dhe tani janë të disponushme në treg, në veçantë fotografitë e rralla”, ka deklaruar Tim Harper nga shtëpia e ankandit.

Fotografi britanik i luftës, Edward Din, kishte arritur të futet në bunkerin e Hitlerit disa javë pasi ushtarët e Bashkimit Sovjetik e kishin pushtuar Berlinin. Ai ia kishte shitur albumin një koleksionuesi privat diku rreth viteve të ’80-ta të shekullit të kaluar, i cili disa vite më vonë vendosi ta shesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori