Kënga e njohur “Toponishte”, është kënga e dashur e shqiptarëve e cila është kënduar si është më bukur nga shumë prej artistëve të njohru shqiptarë.
E kompozuar në jugun e Shqipërisë nën tingujt e mrekullueshëm të klarinetës, kjo vepër u shndërrua dal nga dalë në një prej prodhimeve më të mira muzikore të viteve 90.
Kanë qenë çifti i njohur Merita Spahiu dhe Nystret Muçiqi të cilët e kanë kënduar këtë këngë pas viteve të luftës në versionin e tyre, i cili u bë shumë i pëlqyer për publikun kosovar.
Por, kjo këngë kaq e bukur mesa duket nuk ka shpëtuar pa rënë as në veshin artistëve dhe producentëve serbë, të cilët janë bërë të njohur për plagjiaturat dhe prodhimet e tyre jo origjinale.
Këngëtari serb Aca Lukas e ka kënduar këtë këngë në vitin 2001, me titullin “Suncokreti (lule diellli)”, me orkestrim dhe vijë melodike krejtësisht të njëjtë.
“Suncokreti” duket të ketë qenë një këngë shumë e pëlqyer në Serbi, dhe këtë e dëshmon vet fakti që edhe pse e publkikuar në YpuTube shumë vite me vonesë, ka arritur të grumbulloj mbi 4.5 milionë klikime.
Autorët dhe këngëtarët ‘serbë’ shpesh herë kanë ‘gënjyer vetën’ duke shitur këngë të vjedhura në tregun muzikor dhe serb, madje në disa raste edhe duke përfituar nga arti i shqiptarëve, një rast i tillë ndodhi në vitin 2007, ku këngëtarja Marija Serifovic fitoi Eurovisionin me këngë të vjedhur nga shqiptarët, “Molitva”, një version i përpunuar i këngës “Ndarja” të Soni Malajt.
Kundrejt këtyre vepirmeve nuk merren kurrëfarë masash nga “Ligji i të drejtave autoriale” në Kosovë, i cili nuk është ende në funksion të plotë, dhe si pasojë ndodhin shkeljet e të drejtave të autorit, mos pagimi i taksave të këngëtarëve nëpër koncerte dhe blerja e klikimeve në YouTube.
Ndërkohë shteti serb janë shumë të kujdesshëm ndaj kësaj pjese, dhe dënojnë me ligj plagjiaturat e artistëve kosovarë, rasti konkret është ai i këngëtares Xhemile Veselaj, e cila u padit nga kompozitorja e këngës “Kukavica” të këngëtares serbe Ceca, pasi e kishte vjedhur atë ‘kokë e këmbë’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit
Dua Lipa flet për përvojën kur u bë ‘meme’ me kërcimin viral: Më duhej të hiqja veten nga Twitter-i
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak