LAJMI I FUNDIT:

BIK: Ligjëratat e Shefqet Krasniqit nuk shpërfaqin urrejtje (Video)

BIK: Ligjëratat e Shefqet Krasniqit nuk shpërfaqin urrejtje (Video)

Komisioni i formuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, për të shqyrtuar lëndën e Prokurorisë së Shtetit, përkitazi me hoxhën Shefqet Krasniqi, nuk ka gjetur asnjë argument për të cilin ai po akuzohet.

Kështu thotë zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu, për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, duke shtuar se ligjëratat e ish-imamit të Xhamisë së Madhe në kryeqytet, Shefqet Krasniqi, nuk janë në frymën e urrejtjes e as që kanë bazë për nxitjen e besimtarëve për të shkuar në vatrat e luftës.

“Ky Komision që e ka shqyrtuar këtë material ka konstatuar se absolutisht nuk mund të gjejmë diçka me atë për të cilën ai akuzohet. Do të thotë nuk ka gjuhë që shpreh ndonjë urrejtje ndaj ndonjë përkatësie apo komuniteti. Apo diçka që nxit besimtarët për të shkuar në ato vende për çka ai akuzohet”, thotë ai.


Sadriu shprehet se nga Prokuroria kanë pranuar tri kërkesa për të dhënë vlerësimin përkitazi rreth dy ligjëratave të Krasniqit për të cilat kanë pasur dyshimin. Thotë se shkresa e cila ka qarkulluar nëpër media nuk është vendimtarja, ngase “kanë pranuar edhe dy të tjera për të cilat Komisioni ka dhënë vlerësimet e veta.“

“Nuk është ajo që e kemi parë dhe është publikuar nëpër rrjetet sociale. Ekziston edhe një shkresë e fundit për të cilën ka punuar një komision dhe ka ardhur në përfundim që nuk mund të ngarkohet me një akuzë të tillë duke u bazuar në materialin që ata neve na e kanë sjellë për shqyrtim”, thotë ai.

Duke u bazuar në këto vlerësime, zëdhënësi i BIK-ut shprehet optimist se vendimi final i organeve të drejtësisë do të dëshmojë pafajësinë e Shefqet Krasniqit. /Ekonomia Online/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori