LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk formohet qeveria deri më 13 mars Strasbourg-i nuk do të votojë Rezolutën për Maqedoninë

Nëse nuk formohet qeveria deri më 13 mars Strasbourg-i nuk do të votojë Rezolutën për Maqedoninë
Plenary session in Strasbourg - Illustrations

Parlamenti evropian do të shtyjë votimin e seancës plenare për Rezolutën për Republikën e Maqedonisë, përderisa vendi javën e ardhshme nuk e formon qeverinë, njofton korrespondenti i AIM nga Brukseli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zyrtarë të lartë të Parlamentit evropian, për AIM thonë se eurodeputetët nuk duan ta sjellin Rezolutën çka më herët e votoi Komiteti për punë të jashtme i PE-së në seancën plenare në Strasbourg, e caktuar për 14 dhe 15 mars 2017, përderisa deri atëherë nuk ka ndonjë kthesë në skenën politike të Maqedonisë. /Telegrafi/