LAJMI I FUNDIT:

Mustafa s’e ndërpret dialogun me Serbinë

Mustafa s’e ndërpret dialogun me Serbinë

Seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë në shenjë solidarizimi pas vendimit të Gjykatës franceze për shtyrje të vendimit për Liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deri më 6 prill.

Kërkesën për shtyrje të kësaj seance e paraqiti shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, propozim i cili gjeti mbështetje edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ndërsa, para këtij vendimi të Pajazitit, salla e Kuvendit u zbraz nga deputetët e opozitës në shenjë revolte ndaj drejtësisë franceze për veprimet e saj karshi ish-kryeministrit Haradinaj.


Kjo seancë e ndërprerë do të vazhdojë të hënën prej orës 10:00, kështu i ka njoftuar deputetët nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Gjatë seancës opozita i bëri kërkesë shefit të Qeverisë që t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë, kjo kërkesë erdhi pas vendimit të Gjykatës Franceze për moslirimin e z. Haradinajt.

I pari i ekzekutivit nuk i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese të opozitës, pasi që Mustafa ka theksuar se duhet hapur tema të reja në dialogun Prishtinë – Beograd, si dhe, siç është shprehur ai, bisedimet përfundojnë vetëm me njohjen reciproke të të dyja republikave.

“Janë disa tema që duhet të përfundohen atje dhe procesi i dialogut duhet të përmbyllet me njohjen e dy shteteve, me Demarkacionin në mes të Kosovës dhe të Serbisë, me respektimin e fqinjësisë së mirë dhe me ndarjen e pasurisë nga koha e ish-Jugosllavisë”, ka potencuar Mustafa.

Më tej ai ka thënë se do të kërkohet garanci nga Bashkimi Evropian për çështjen e të pagjeturve.

“Ne kemi shtruar edhe më parë çështjen e të pagjeturve ku ne do të kërkojmë garanci nga BE-ja për personat e pagjetur dhe lokacionin e varrezave, do të kërkojmë edhe hapjen e arkivave të ushtrisë pasi që po bëhen gërmime dhe nuk po gjenden njerëzit”, ka thënë Mustafa.

Ai ka siguruar se do të hapet edhe çështja e pensioneve dhe kthimi i dispozitave.

“Do të hapet çështja e pensioneve dhe kthimi i depozitave, dëmshpërblimet e luftës, vrasjet e njerëzve, trashëgimia kulture dhe dëmshpërblimet nga dëmet fizike në prona private dhe në ato publike si pasojë e veprimeve të Serbisë”, ka deklaruar kryeministri.

Ndryshe, sipas Mustafës, formati i bisedimeve Prishtinë – Beograd do të bëhet në koordinim me presidentin Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

“Se si do të jetë formati i dialogut do ta trajtojmë me presidentin dhe kryeartin e Kuvendit, pjesa dërmuese e çështjeve që dialogohen atje janë qeveritare, por ne do të bëjmë përpjekje që dialogu të jetë sa më transparent”, ka përfunduar Mustafa. /zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Lajme
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë

Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë

Lajme
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

Lajme
Kalo në kategori