LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 2 prill

Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 2 prill

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur se zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 2 prill, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vuçiq do të jetë vetë kandidat për president nga Partia Përparimtare Serbe.

I pyetur nga mediat në Beograd se kë e sheh si kundërshtar në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Vuçiq tha se duhet pritur 2 prillin dhe pastaj të flitet për të tjerat.