LAJMI I FUNDIT:

Shuhet marrëveshja dhe tradita 80-vjeçare e Oscarëve

Shuhet marrëveshja dhe tradita 80-vjeçare e Oscarëve

Kryetari i Akademisë amerikane të Filmit, e cila ndan çmimin Oscar tha se kompania që deri më tani ka qenë përgjegjëse për numërimin e votave dhe zarfin me emrin e fituesit, nuk do të merren me organizimin dhe zbatimin e kësaj ngjarjeje.

Kryetari i Akademisë, Cheryl Boone Isaacs ka pohuar se për agjencinë “AP” që të shqyrtohet bashkëpunimi i Akademisë Amerikane të Filmit me këtë kompani.


Bleona Qereti takohet me pesë VIP-a botëror në ceremoninë e "Oscars" (Foto)
Lexo po ashtu Bleona Qereti takohet me pesë VIP-a botëror në ceremoninë e "Oscars" (Foto)

Dy zyrtarë nga kompania PwC, Brian Cullinan dhe Marta Ruiz, ishin përgjegjës për zarfet e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, transmeton Telegrafi.

Kompania “PwC”, e cila është përgjegjëse për numërimin e votave dhe zarfin me emrin e fituesit në Oscar për më shumë se 80 vjet, kërkoi falje për incidentin.

Marta Ruiz dhe Brian Cullinan sjellin zarfet me emrat e fituesve përmes çantave

Kujtojmë se natën e së shtunës, me rastin e dhënies së Oscarëve, erdhi deri tek një skandal ku në vend të fituesit të vërtetë “Moonlight” u shpall filmi “La-La Land”. /Telegrafi/

Shpallja e gabuar e fituesit për filmin më të mirë, dështimi më i madh në histori të Oscar! (Video)
Lexo po ashtu Shpallja e gabuar e fituesit për filmin më të mirë, dështimi më i madh në histori të Oscar! (Video)