Politika është e egër, e sidomos nëse mandati përfaqësohet nga një deputete femër. Shqipëria në të gjithë historinë e saj politike, ka pasur fatin e mirë të kishte e që vazhdon ende të ketë, gra të forta, të përgjegjshme për detyrën e tyre.
Sfidës së tyre, i shtohen edhe paragjykimet por pikë të dobët, duket se kanë të gjitha meshkujt. Pjesën e racionalitetit dhe forcës që tregojnë në parlament apo në debatet politike, e harrojnë kur janë pranë familjes. Sidomos me fëmijët e tyre djem; këtë e kanë pohuar vetë ato.
Mimi Kodheli
Ndaj të birit, Ministrja e Mbrojtjes gjatë një intervistë për “News 24”, pohoi se ndonjëherë e tepron pak me kujdesin ndaj Mikelit.
“Gratë kanë prirjen për të qenë mbrojtëse të familjes dhe të fëmijëve. Unë e mbroj tim bir në mënyrë të ekzagjeruar. Por nënës i falen këto gjëra.” Nga ana tjetër, në politikë thotë se asgjë nuk e bën me ndjeshmëri, dhe nuk e lë asgjë të kalojë lehtë, pa thënë asnjëherë “let it be” (le të shkojë si të shkojë).
Grida Duma
Një nga figurat në PD, që është cilësuar si një ndër debatueset më të zjarrta në diskutimet politike. Çdo debat e çon deri në fund me të gjitha argumentat. E ndërsa vetë duket shumë racionale, shumë larg iluzioneve, të birin e ka lejuar të besojë tek Babagjyshi.
“Darienin e surprizoj çdo vit, ai kënaqet me dhuratën që i kërkon Babagjyshit:, ka rrëfyer Duma në një intervistë për “Noa” para dy vitesh.
Eglantina Gjermeni
Gjermeni është nënë e dy fëmijëve me shumë diferencë. I madhi, djali Erik tani ka hyrë në moshën e pjekurisë, e megjithatë Ministria e Zhvillimit Urban vijon të kujdeset për të, edhe pse atij nuk i pëlqen edhe aq shumë.
“Jam e dhembshur, e kujdesshme, shumë e ndjeshme, mundohem t’i ofroj shumë dashuri e përkujdesje, madje ndonjëherë më duket sikur e teproj, sidomos me djalin që tani është adoleshent dhe nuk i do shumë përkujdesjet. Shpesh më thotë: “Ti ma’ bëhesh shumë merak”, tregoi ajo në një intervistë për “Panorama”.
15 vite pas lindjes së Erikut, erdhi në jetë edhe fëmija i dytë, Megi, e cila është ende e vogël. Duke qenë në një moshë kur formësohet ajo çfarë do të bëjë në jetë, Gjermeni thotë se kujdeset shumë, deri në tepri, që ai të përgatitet siç duhet.
“Ndonjëherë më duket se bëhem shumë mbrojtëse e mbase nuk i lë hapësirën e duhur, por nga ana tjetër, jam kritike, stoike. Kur është puna për gjëra që duhet t’i bëjë, nuk toleroj!”
Jozefina Topalli
Ish-kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli, pranoi se edhe pse i do shumë të dy fëmijët, djalin e ka “pikë të dobët”.
“Të dy fëmijët i dua shumë.”, tregoi ajo në një intervistë për “News 24”, “Megi më ka bërë të ndihem nënë për herë të parë. Emocionet dhe netët pa gjumë janë të paharrueshme. Por aty ku dridhem, është djali.”
Genari është fëmija më i vogël i Jozefinës, që ka edhe një vajzë më të madhe, Megin.
Majlinda Bregu
Majlinda Bregu një ish-Ministre e Integrimit dhe sot një nga deputetet me peshë në PD, nuk është e njëjta në familje, sic e shohim në parlament. Bregu është pjesë e rrjete sociale, dhe në Instagramin e saj, mund të shohësh teksa ajo poston momente të bukura pranë familjes, me vajzën Kejda apo djalin Enes.
E ndërsa ruan një marrëdhënie shumë të mirë, “si shoqe” me vajzën e saj adoleshente, të birin e shfaq shpeshherë gjatë veprimtarive të tij të përditshme: teksa pikturon, teksa luan, dhe për ditëlindje i organizoi një festë ku torta kishte formën e topit me ngjyrat e skuadrës së tij të zemrës, Milanit. /Koha Jonë/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A