LAJMI I FUNDIT:

Trepça – Sigal Prishtina, kryendeshja e xhiros së 20-të zhvillohet në Minatori

Trepça – Sigal Prishtina, kryendeshja e xhiros së 20-të zhvillohet në Minatori
Torcida

Java e 20-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të jetë tejet interesante, pasi derbi më i madh në basketboll zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça e pret Prishtinën nga ora 18:00 të shtunën në el Clasicon e basketbollit kosovar, ku mitrovicasit do të kërkojnë hakmarrjen pasi u mposhtën në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës që u mbajt po ashtu në Minatori.


Aktualisht Trepça ka probleme të mëdha, pasi pas largimit të drejtorit sportiv, Besim Braha, klubi ka probleme edhe me lojtarët vendorë të cilët po bojkotojnë stërvitjet në shenjë pakënaqësie për mos dhënie të pagave.

Sigal Prishtina pavarësisht faktit se atmosfera në Mitrovicë do të jetë e zjarrtë nga Torcidat, mbetet favorite ne këtë duel për shkak të harmonisë dhe lojës stabile që ka krijuar që prej ardhjes së trajnerit Prakuraitis.

Ndeshje tjetër shumë interesante zhvillohet në Gjakovë në palestrën “Shani Nushi” të shtunën nga ora 17:00, ku KB Rahoveci do të kërkojë të ndërprejë serinë negative prej pesë humbjeve radhazi ndaj Bashkimit, që javë më parë mposhti Trepçën.

Bashkimi mbetet favorit në këtë duel, por klubi prizrenas pati shumë probleme ndaj Rahovecit në duelin e zhvilluar në gjysmën e parë të sezonit.

Peja nga ana tjetër e pret Vëllaznimin, kurse KB Golden Eagle Ylli pritet të realizojë fitoren e radhës ndaj Kerasan Prishtinës.

E enjte ora 17:00,
PEJA vs VËLLAZNIMI

E shtune ora 17:00, Gjakovë
RAHOVECI vs BASHKIMI

E shtune ora 18:00 ,
TREPÇA vs SIGAL PRISHTINA

E diele ora 18:00
GOLDENE EAGLE YLLI vs KERASAN PRISHTINA

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori