LAJMI I FUNDIT:

Historianët e Deçanit kërkojnë lirimin e Haradinajt

Historianët e Deçanit kërkojnë lirimin e Haradinajt
Former Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj leaves the prison of Colmar, surrounded by police officers, on January 12, 2017. A French court ruled today that Ramush Haradinaj, who was arrested in France on suspicion of war crimes last week, should be released. / AFP PHOTO / SEBASTIEN BOZON

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet një komunikate për media edhe një herë kërkon që nesër autoritetet franceze të lirojnë ish Komandantit e Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit dhe ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

“Ramush Haradinaj, ishte dhe do të mbetet njëri nder komandantët më të pathyeshëm të luftës se lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ai është njeriu i cili i dha gjithçka pati kësaj toke e këtij populli andaj mbajtja e tije në paraburgim nga ana e autoriteteve franceze nuk është gjë tjetër vetëm një skandal politik”, thuhet në komunikatë.


Historianët kanë theksuar se Haradinaj, ishte dhe mbetet njëri ndër komandantët i cili ishte çdo herë aty ku kërkohej mbrojtja e popullsisë civile shqiptare nga sulme e ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe.

“Ai ishte dhe mbetet njëri ndër personalitete me më ndikim në Kosovën e pasluftës dhe si i tillë ai ka dëshmuar dy here pafajin e tije në organin me të lartë të drejtësisë ndërkombëtare në Hagë. Ramush Haradinaj, i duhet Kosovës sepse ai është dhe mbete njëri me vizionin me të mirë për drejtimin e shtetit tonë. Haradinaj, me punën dhe angazhimin e tij politik ka arritur që të ndal shumë procese negative në Kosovë siç ishte votimi i marrëveshjes se dëmshme të demaskimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në vazhdim të komunikatës.

Më tej në komunikatë theksohet se, janë të bindur që Haradinaj është i pafajshëm sepse sipas tyre ai si luftëtar i lirisë i ka shërbyer amanetit të shumë brezave për të bërë realitet çlirimin e Kosovës. Haradinaj, i duhet Kosovës dhe Kosova e mirëpret lirimin e tij.

“Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se drejtësia ndërkombëtare duhet të hetoj kriminelët serb që kryen masakrat me të mëdha ndaj popullsisë se pafajshëm shqiptare si në : Krushë, Reçak, Beleg, Lybeniq, Abri, Qyshk, Pavlan, Zahaq, Studime, Pastasel, e në shuam e shumë pjesë të tjera të Kosovës ku armata dhe forcat para ushtarake, ushtarake e policore serbe kryen gjenocidin me të madh ndaj shqiptarëve në fund të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI”, përfundon komunikata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori