LAJMI I FUNDIT:

Capital T, një ‘sheik’ në Dubai (Foto)

Capital T, një ‘sheik’ në Dubai (Foto)

Capital T është pa diskutim një ndër reperët më të kërkuar shqiptarë.

Së fundmi, ai ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka udhëtuar drejt Dubait, ku ka shkuar për të kaluar disa ditë pushimi.

Në disa fotografi të publikuar sot (e martë) në Instagram Story, Kapo ka bërë të ditur se bashkë me disa miq të tij kanë vizituar edhe një nga shkretëtirat e Arabisë Sauidte.


Me këtë rast, ata kanë shfrytëzuar rastin për të bërë disa vozitje të lira me motoçikleta në tokë të thatë.

Capial T dukej vërtet ndryshe, teksa kishte vendosur të vishej me pantallona të shkurtëra, shami të lidhur në kokë dhe një palë syze, detaje të cilat i jepnin pamjen e një “sheiki”.

Ai nuk ka treguar nëse imazhet që ka ndarë me fansat në InstaStory janë skena nga klipi i ri, megjithatë pritet që brenda dy muajve të ardhshëm Kapo të lansojë projektin e tij më të ri.

Ndërkohë, ai është duke shijuar pushimet e tij luksoze në Dubai, si të ishte një “sheik” i vërtetë. /Telegrafi/