Qeveria po bën përpjekje maksimale që të kryej reformat ekonomike, që shkojnë në linjë me kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ku hyn harmonizimi i legjislacionit, politikat tregtare, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, u tha gjatë tryezës “Dialogu për Investime”, të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE) dhe Qeveria e Kosovës që u mbajt sot në Prishtinë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se viti 2017 do të jetë viti i termocentralit të shumë përfolur “Kosova e Re”, për të cilin pothuajse një vit janë zhvilluar negociata me investitorin amerikan, dhe në anën tjetër paralelisht janë zhvilluar edhe shumë platforma dialoguese me partnerët strategjikë të këtij projekti, mbi të gjitha me Bankën Botërore edhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
“Nga java e ardhshme do të hyjmë në fazën finale e cila do të çojë te nënshkrimi i marrëveshjes komerciale. Gjatë gjithë kësaj kohe ne jemi munduar që ta bëjmë më të mirën e mundshme në mënyrë që ky projekt përveç dobive të shumëfishta ekonomike që i ka, t’i përfshijë në vete edhe aspektet e shumë kërkuara edhe nga komuniteti ndërkombëtarë”, tha Stavileci.
Ai bëri të ditur se që nga muaji prill investitori amerikan në bashkëpunim me Qeverinë dhe Bankën Botërore do të hap pakon tenderuese për ndërtimin e termocentralit dhe pas kësaj do të jetë ndërtimi, i cili do të fillojë vitin e ardhshëm, dhe vlerësoi se ky është një mesazh për investitorët evropian dhe më gjerë.
Duke folur për sektorin minerar, Stavileci tha se pas 17 vitesh është bërë zgjidhja ligjore për Trepçën, ndërsa studimi i fizibilitetit për këtë kompani do të jetë gati këtë vit, që do të pasohet nga propozimi i modeleve të mirëfillta ekonomike, të cilat do të jenë më shumë se sa një dritare për hapjen e investimeve në Trepçë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian