LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një trup i pa jetë në Kodrën e Diellit

Gjendet një trup i pa jetë në Kodrën e Diellit

Një trup i pa jetë është gjetur para disa orëve në Kodrën e Diellit. Mësohet se i njejti është viktimë e një orteku të borës në vendin e quajtur ”Kazanishte”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në Shtabin për Kriza është paraqitur rasti me informacionet se bëhet fjalë për person të lënduar që sipas gjitha gjasave është turist i cili ka përfunduar në humnerë.


Policia ka gjetur vetëm një numër kontakti në trupin e tij dhe ka dhënë urdhër që Prokuroria të hetojë rastin. /Telegrafi/