LAJMI I FUNDIT:

E konfirmuar: Galaxy S8 shfaqet më 29 mars (VIDEO)

E konfirmuar: Galaxy S8 shfaqet më 29 mars (VIDEO)

Një telefon i ri Samsung Galaxy ishte gjithmonë pjesë e Mobile World Congress në Barcelonë gjatë viteve të fundit, mirëpo pas dështimit të Galaxy Note 7, kompania ka vendosur ta shtyejë prodhimin dhe zbulimin e telefonit të tyre të ri.

Mirëpo pas ngjarjes së Samsung në MWC që u mbajtë të dielen mbrëma, tani e dijmë datën e saktë të zbulimit të Galaxy S8, dhe është 29 marsi.


Ngjarja e shfaqjes së telefonit, Galaxy Unpacked, do të jetë drejtpërdrejt në ueb faqen e Samsung Galaxy.

Në MWC, Samsung prezantoi Galaxy Tab S3, një tablet Android me ekran 10.6 inç, Windows 10 dhe lapsin digjital S Pen.

Pas përfundimit të ngjarjes, zyrtarët e Samsung prezantuan Galaxy Unpacked në një video të shkurtër, duke konfirmuar 29 marsin si datën e zbulimit të telefonit të ri.

Nga kjo video mund të nënkuptohet se Galaxy S8 do të ketë ekran të lakuar anash, pa korniza dhe pa pullë fizike në pjesën frontale.