LAJMI I FUNDIT:

Atleti shqiptar shpallet kampion i Ballkanit në Beograd

Atleti shqiptar shpallet kampion i Ballkanit në Beograd

Atleti shqiptar në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj, është shpallur kampion Ballkani duke u renditur në vendin e parë në kategorinë e tij pasi ka kërcyer 7.98 metra.

Kampionati Ballkanik i Atletikës në salla të mbyllura po zhvillohet në Beograd, tri ditë përpara fillimit të Kampionatit Evropian të atletikës për salla.


Atleti 23-vjeçar, me kërcimin e bërë në këtë garë arriti të vendosë edhe një rekord të ri kombëtar, transmeton TCH.

Izmir Smajlaj e mbylli garimin e tij në kërcimin së gjati me 7.98 m, një rezultat më i mirë ky se kërcimi prej 7.83 m të cilin kishte vendosur po vetë pak kohë më parë.

Menjëherë pas Smajlajt, në vendin e dytë u rendit rumuni Neago, i cili ishte i shkëputur ndjeshëm ndaj atletit shqiptar pasi kërceu 7.82 m, ndërkohë që akoma më prapa ishte atleti i vendit të tretë, greku Galazulas, me 7.53 m.

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori