LAJMI I FUNDIT:

Sot do të mbahet ceremoni përkujtimore për ushtarët e vrarë të ARM-së në vitin 2001

Sot do të mbahet ceremoni përkujtimore për ushtarët e vrarë të ARM-së në vitin 2001

Në manastirin “Shën Joakim Osogovski” në Kriva Pallankë, nën organizimin e Shoqatës së invalidëve të luftës “Branitel 2001” do të mbahen poezi në shërbim të përkujtimit të ushtarëve të vrarë nga konflikti i 2001-shit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë ngjarje është paralajmëruar edhe prania e presidentit të Maqedonisë, njëherit edhe komandant i lartë i forcave të armatosura të ARM-së, Gjorge Ivanov.


Kryetari i Shoqatës “Branitel 2001”, Konstantin Stojanovski, informoi se në këtë përkujtim janë të ftuara edhe familjet e të vrarëve dhe invalidët nga lufta e 2001, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, nga MPB-ja, deputetë dhe ambasadorë nga vendi./Telegrafi/