LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi protesta në Shkup e ”Tvrdokorni” (Video)

Përfundoi protesta në Shkup e ”Tvrdokorni” (Video)

Qindra qytetarë u mblodhën në protestën e thirrur nga organizata ”Tvrdokorni” për të marshuar nga Kisha Shën Klimenti i Ohrit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj, siç thonë, dëshirës së politikanëve për ta ndarë Maqedoninë dhe për të vendosur edhe një gjuhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi i kësaj shoqate tha para gazetarëve se shoqata e tyre ekziston tash e një muaj dhe me aktivitetin e sotëm dëshirojnë të tregojnë se janë të pakënaqur nga ujditë e politikanëve për Maqedoninë.


Zëdhënësi, Dragan Ugrinovski nuk lejoi pjesëmarrësit që të japin ndonjë deklaratë për mediat, njiherit i kërcënoi gazetarët se nuk do të marrin informacione nëse nuk e respektojnë rregullën e tij.

”Tvrdokorni” paralajmëroi protesta tjera të qeta si formë e trysnisë politike, ndërkaq u shprehën se nuk kanë lidhje me ndonjë parti politike./Telegrafi/