Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar ndaj vdekjes së të burgosurit në Spitalin e Pejës, duke thënë se dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë vdekje dhe mohim të së drejtës për shërim profesional apo edhe mohim i së drejtës që çastet e fundit të jetës t’i kalojë pranë familjes.
Kjo për shkak se i burgosur me një diagnozë të sëmundjes së pashërueshme që e ka vuajtur mbi 70-80 % të dënimit, do të duhej të lirohet, ashtu siç ka rekomanduar KMDLNj.
KMDLNj thotë se ka identifikuar edhe disa raste të tjera të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të burgosurve që mund të përfundojnë me fatalitet nëse nuk ndërmerren masa të shpejta për shërimin e tyre duke ua siguruar terapinë e kushtueshme e që Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve nuk e ka, qoftë përmes pezullimit të dënimit apo edhe lirimit të parakohshëm.
Reagim i KMDLNj-së:
Vdes edhe një i burgosur, kush duhet të japë përgjegjësi!
Sipas informatave të Sherbimit Korrektues të Kosovës, në Spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur B.Th pas një përkeqësimi të gjendjes shëndetësore. I dënuari B.Th ishte në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë që nga viti 2007 dhe ishte i dënuar me 12 vite e 6 muaj burg që nënkupton se ka qenë në përfundim të dënimit dhe sipas LESP i ka plotësuar kushtet për lirim të parakohshëm apo edhe për falje.
KMDLNj, e mbështetur nga KFOS ka monitoruar Qendrat e Paraburgimit dhe Qendrat Korrektuese me ç’rast e ka vizituar edhe të ndjerin B.Th i cili është ankuar se ka probleme shëndetësore që duhet të trajtohen në QKUK. KMDLNj, pas çdo vizite, në rast se ka pasur të dënuar me sëmundje të pashërueshme me diagnozë terciare ka rekomanduar pezullim të vuajtjes së dënimit në mënyrë që të dënuarit të kenë mundësi për shërim jashtë objekteve të burgut kurse ata që kanë vuajtur pjesën më të madhe të dënimit, të lirohen me procedurë të përshpejtuar në mënyrë që çastet e fundit të jetës t’i kalojnë në familje. Për shkak të problemeve dhe dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shërbimi shëndetësor i burgjeve ka shënuar një prapakthim ndërsa ata punëtorë shëndetësorë që janë angazhuar rishtazi kanë hezituar t’i marrin parasysh këto rekomandime për pezullim të dënimit apo lirim të parakohshëm në raste të sëmundjeve të pashërueshme. Për këtë arsye kemi rritje të burgosurve që vdesin në ambientin e burgut e që nuk do të duhej të ishin aty. Gjatë vitit 2016 janë shënuar 4 raste të vdekjeve në burgjet e Kosovës. Nën purkujdesjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës, brenda vitit janë 1600-1800 të paraburgosur dhe të dënuar dhe vdekjet mund të ndodhin pasi kemi të bëjmë me një strukturë të cenueshme, si në aspektin shëndetësor, psikoligjik, moshor dhe emocional. Mirëpo, në rast se vdes një i burgosur me një diagnozë të sëmundjes së pashërueshme që e ka vuajtur mbi 70-80 % të dënimit, dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë vdekje dhe mohim të së drejtës për shërim profesional apo edhe mohim i së drejtës që çastet e fundit të jetës t’i kalojë pranë familjes. Është një rregull i pashkruar që çdo vdekje në burg qoftë edhe në rrethana të një vdekjeje normale, nxit dyshime te familja dhe opinioni. Për veprà «n e kryer, dënimin e cakton gjykata kompetente kurse për falje të të dënuarve në rrethana të zakonshme dhe të jashtëzakonshme janë përgjegjëse institucionet tjera e që sipas KMDLNJ-së nuk po e kryejnë punën si duhet. Të dënuarit janë të privuar nga disa të drejta ligjore por jo edhe nga të drejtat e njeriut.
KMDLNj ka identifikuar edhe disa raste të tjera të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të burgosurve që mund të përfundojnë me fatalitet nëse nuk ndërmerren masa të shpejta për shërimin e tyre duke ua siguruar terapinë e kushtueshme e që Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve nuk e ka, qoftë përmes pezullimit të dënimit apo edhe lirimit të parakohshëm. Ndryshe, numri i të vdekurve në burgjet e Kosovës vetëm sa do të rritet kurse të gjithë akterët që merren me personat e privuar nga liria do të merren vetëm me pasoja në vend se t’i parandalojnë ato pasoja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A