LAJMI I FUNDIT:

Pija shëruese e cila ul tensionin e lartë të gjakut: Çaj i shijshëm që pastron enët e gjakut më mirë se ilaçet

Pija shëruese e cila ul tensionin e lartë të gjakut: Çaj i shijshëm që pastron enët e gjakut më mirë se ilaçet
Cup of hibiscus tea and stethoscope on white background

Bima të cilën deri tani nuk e keni përdorur mjaftueshëm ka veprim të shkëlqyeshëm ndaj tensionit të lartë të gjakut!

Zëvendësoni ilaçet e hipertensionit me çajin freskues të cilin mund ta përdorni edhe të ngrohtë edhe të ftohur krejtësisht.

Hulumtimi i ri ka zbuluar veprimet fantastike shëruese të bimës hibiskus, e cila është e dobishme për të gjithë ata që vuajnë nga hipertensioni, sepse bllokon enzimat të cilat ngushtojnë enët e gjakut, transmeton Telegrafi.


Përbërësit:

– 4 filxhanë ujë,
– 3 lugë lule të thata hibiskusi,
– 1 lugë kanellë,
– 1 lugë sheqer ngjyrë të gështenjtë,
– lëng portokalli.

Përgatitja:

Kur uji të vlojë, qiteni hibiskusin, shtoni kanellën dhe lini të qëndrojnë 20 minuta.

Kullojeni dhe shtoni sheqerin dhe lëngun e portokallit.

Pini të ngrohtë apo të krejtësisht të ftohur.

Lulja e hibiskusit para së gjithash është cilësuar shkaku i dukjes, por meriton edhe të njëjtën vëmendje falë efekteve të veta shëruese.

Çaji nga hibiskusi është paksa me shije të hidhur, por mos harroni se është përplot me vitamina C, aminoacide, hekur, flavonoide, vajra eterike dhe acide.

Sipas një studimi të vogël të publikuar në The Journal of Nutrition, për gjashtë javë, 65 të rritur të cilët kishin shtypje paksa të ngritur të gjakut (por nuk ishin duke marrë ilaçe për tensionin e gjakut) kishin pirë ose tri gota me çaj të hibiskusit ose një pije placebo çdo ditë.

Rezultatet e studimit treguan se anëtarët e grupit të hibiskusit kishin përjetuar një rënie më të madhe të tensionit të gjakut (në krahasim me ata që konsumuan pije placebo). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori