Vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, ka ndarë në një postim prekës në “Facebook” ku përshkruan momentet e fundit të gjigantit të letrave shqipe.
Elona Agolli ka përshkruar gjestet e fundit të shkrimtarit, teksa i dorëzohej vdekjes. Ajo thotë se Dritëroi kërkoi një letër dhe stilolaps për të shkruar diçka. Këtë letër ajo e ka shpërndarë në “Facebook” së bashku me momentet e fundit me të atin.
Postimi i plotë i saj është si më poshtë:
“Përsiatje
Atë ditë që shpresat e mjekëve për të hequr ato tuba që drejtonin frymëmarrjen e babit u bënë të mëdhaja, pasi ai po përpiqej vetë të frymëmerrte, edhe gëzimi ynë ishte i madh. Pas orëve të zgjatura në gjendje gjumi, babi hapi sytë e po na vështronte. Edhe ai po e ndjente që po dilte nga një gjumë i rëndë e rraskapitës; rraskapitës pasi tubat e tërë ato pajisje dukej që e bezdisnin fort. Shihte sytë e Sadijes dhe kokat tona e kërkonte të fliste, të komunikonte. Ne i thonim e bënim me shenja që të mos lëvizte shumë e të kishte pak durim, pasi për pak do i hiqte ato tuba e do fliste si të donte. Atëherë ai bëri me shenjë që donte stilolaps e letër që të shkruante.
I sollën një fletë letre e një dosje të kuqe ku të mbështeste letrën. Me dorën që i dridhej nisi të shkruante, por ah sa dhimbje: Koka e mbështetur në atë krevat reanimacioni, dhimbjet e trupit dhe të shpirtit, tërë ato tubacione të formave e dimensioneve të ndryshme, gypa në fyt, anash qafës disa si fije të holla që nuk kuptoheshin çfarë funksioni kishin, një mishmash pajisjesh. E, jo vetëm aq; në një sallë gjigande, pranë e pranë të ngjashmish, vuajtës e bashkëvuajtës, me shpresa e të pashpresë, me fytyra të zbehta e ngjyrë hiri, në mosha të reja por edhe në mosha të thyera (paçka se mosha pak rëndësi ka në atë pavion që për mua trishtueshëm thënë ishte pavioni i vdekjes, pasi aty qava kujshëm të shenjtin e të shtrenjtin tim, aty ndjeva duart e ftohta akull, aty pashë ngjyrën e të mosqënit në jetë, atë ngjyrë që askurrherë nuk e kisha çuar nëpër mend për të bukurin Atin tim), në atë sallë pra, ishte e pamundur që dora të shkiste e të formonte shkronja, fjalë, fraza.
E megjithatë disa iniciale , E, A, një grupim inicialesh , vështirë të kuptueshme, babushi im arriti t’i bënte. Gjithsecili nga ne ëndërronte që ato të ishin shkruar për çdonjërin: Mami thoshte që ja, Dritëroi nuk më pa që isha aty e donte të shkruante: Ku është Sadija?
E ndoshta kishte të drejtë. Edhe infermieret shpreheshin që Dritëroi thërret veçse Sadijen kur zgjohet . Tani, sigurisht mendonte që Dritëroi donte të shkruante për Tanin, amanetet e tij. Dhe unë po ashtu mendoja vetmevete: Ja, babushin e ka marrë malli për mua, donte të shkruante diçka për vajzën e tij dhe bijën e çmuar të tij.
Ende dhe sot ditën që shkruaj nuk e kam zbërthyer dot atë tog hieroglifesh , të fundmet kompozime gërmash të shkruara nga dora e bukur e atit tim (duart e babit janë vërtet të pakrahasueshme në bukurinë e tyre, të holla e elegante, gishtërinj të gjatë e të drejtë, lekurëlëmuar derisa mbylli sytë, pëllëmbë e bukur e në dimensione çuditërisht shumë harmonike në tërësinë e dorës).
E megjithatë ai shkroi; një dëshirë ndoshta e pashprehur dot me fjalë, një amanet a testament qoftë.
Ai la përsëri gjurmën e bojës në letër si amaneti më fisnik i vazhdimit të mbajtjes gjallë të veprës së tij, botimit të dorëshkrimeve, botimit e ribotimit të veprave të tij, botimit të pathënave që sa ishte në jetë hezitoi t’i përshfaqte e të shihnin dritën e botimit” (sic.), ka shkruar ajo. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
KOLAPS
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
HISTORIA E NJENËS NGA ATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025