LAJMI I FUNDIT:

Gjilanit i helmohen katër futbollistë para derbit (Foto)

Gjilanit i helmohen katër futbollistë para derbit (Foto)

Të dielën zhvillohet derbi më i madh lokal në Kosovë, mes Dritës dhe Gjilanit.

Por bardh e kuqtë nuk janë duke e pritur në mënyrën më të mirë këtë ndeshje të madhe.

Katër futbollistë të Gjilanit janë helmuar dhe janë shtrirë në spital.


Sulmuesi kryesor i bardh e kuqve, Isa Eminhairi është duke marrë infuzion pas helmimit.

Ndërkohë të helmuarit tjerë janë edhe portieri Donat Kaçiu, mesfushori Azem Ahmeti dhe mbrojtësi Armend Thaqi.

Mbetet të shihet nëse këta katër futbollistë do të jenë gati për të dielën në ndeshjen ndaj Dritës. /Telegrafi/

Isa Eminhaziri duke marrë infuzion në spitalin e Gjilanit