LAJMI I FUNDIT:

Do të fillojë projekti për ri-integrimin e romëve të kthyer në Maqedoni

Do të fillojë projekti për ri-integrimin e romëve të kthyer në Maqedoni

Në komunën Dellçevë, Manastir, Shuto Orizarë, Tetovë dhe Kumanovë do të zbatohet projekti për ngritjen e mbështetjes ri-integrimin e romve të kthyer në Maqedoni, përmes hartimit të problemeve për integrimin e tyre nè shoqëri, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Projekti zbatohet nga OJQ KHAM e Dellçevës dhe Instituti për politika evropiane me mbështetje të Zyrës për iniciativat e romëve nga Budimpeshta.

Romina Kajtazova nga KHAM, potencon se në kuadër të projektit do të angazhohen bashkëpunues lokal në periudhën 6 mujore duke filluar nga 6 marsi i këtij viti. Ajo shton se qëllimi i projektit është për të ndihmuar në integrimin e atyre që janë kthyer në vend.


Sipas të dhënave të cilat i posedon KHAM, rreth 375 mijë azilantë, 42 mijë romë të Maqedonisë të cilët janë refuzuar për azil, në mënyrë permanente kthehen në vende, kurse nga ta rreth 90% janë romë. /Telegrafi/