LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet mbyllja e fabrikave “helmuese”

Kërkohet mbyllja e fabrikave “helmuese”

Pas reagimit të shqiptarëve të Mitrovicës së Veriut për rrezikun që u kanoset nga helmet toksike që dalin nga puna e një fabrike për përpunimin e vajrave motorike, e cila ndodhet në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve”, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga Ministria për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor që t’ua ndërpresë punën dy operatorëve të tillë që veprojnë në jug të Mitrovicës.

Dy operatorë, për të cilët në Komunën e Mitrovicës thonë se janë kompetencë e nivelit qendror, veprimtaria e të cilëve është përpunimi i vajrave motorike, kërkohet që të mbyllen pasi që ata duke i përpunuar vajrat motorike në fakt prodhojnë helme toksike, rrezikojnë shëndetin e të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, në jug dhe në veri.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, tha se janë shtuar tej mase ankesat e qytetarëve të Mitrovicës, veçanërisht të atyre përreth lagjeve lindore të lumit Ibër, të “Lagjes së Boshnjakëve” në veri, të lagjes “2 Korriku” në jug, të Shupkovcit dhe të mjediseve të tjera për shkak të ndotjes së ambientit, respektivisht të ajrit nga operatorët e licencuar nga ministritë përkatëse për përpunimin e vajrave motorike, shkruan sot Gazeta “Zëri”.


Madje, Bahtiri tha se qytetarët kanë nënshkruar edhe një peticion për ndërprerjen e punës së këtyre operatorëve.

Disa nga drejtorët komunalë të Mitrovicës, si dhe inspektorët thanë se kanë shkuar disa herë tek këta operatorë për t’i kërkuar dokumentet për punë dhe për leje të punës, por ata kishin refuzuar t’ua japin.

Sipas tyre, këta operatorë zakonisht punojnë ditëve të festave, të shtunave e të dielave, si dhe natën vonë kur ka mjegull dhe të reshura, për t’iu ikur syrit të inspektorëve të Komunës.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë kompetenca për ndërmarrjen e masave ligjore që mund t’i detyrojnë operatorët për ndërprerjen e punës apo zbatimin e standardeve për mosndotje të ajrit. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori