LAJMI I FUNDIT:

Duka: Uroj që të kemi këtë fat me Italinë

Duka: Uroj që të kemi këtë fat me Italinë

Do të doja ti jepja një mesazh Kombëtares, që festa tashmë ka mbaruar se ndoshta nuk e kanë kuptuar ende. Tashmë është një luftë e re sportive. Duhet djersitur më tepër, për të marrë rezultate më të larta dhe jo të buzëqeshin më shumë dhe të marrin më pak rezultate”, ishin fjalët e para të Armand Dukës në prezantimin e fanellave të Kombëtares së shqiptarëve.

Mesazhi është i fort. Nga ata pa ekuivokë. Një deklaratë që duhet të përkthehet me reagim të menjëhershëm në fushën e lojës. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Duka, u shpreh në mënyrë të drejtë për drejtë për atë që kërkon nga Kombëtarja kuqezi në vijim të kualifikueseve të Botërorit 2018. Duke nisur nga sfida e 24 Marsit, në fushën e Italisë.


“Në futboll pasi t’i kesh bërë të gjitha duhet të presësh edhe pak fat. Dhe unë uroj që ne të kemi këtë fat me Italinë. Nuk dyshoj që ekipi do të ketë reflektuar, jam i bindur që nuk kemi dhënë më të mirën në ndeshjet e kaluara. Mund të them që ekipi ka kaluar një lloj shoku pas suksesit, një lloj shoku normal që e kemi kaluar të gjithë dhe pika e kthesës të jetë Italia, grafiku i ri të vijë në drejtimin e paraqitjes së mirë.”

Kombëtarja e Shqipërisë prezanton fanellat e reja (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kombëtarja e Shqipërisë prezanton fanellat e reja (Foto/Video)

Shqipëria do të luajë në Itali me fanellën e re. Mënyrë ideale për të promovuar uniformat e reja, në një stadium që synohet të vishet sërish kuqezi.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme në eliminatoret e një kompeticioni evropian apo botëror, çdo ditë është e rëndësishme, çdo minutë e lojës është e rëndësishme. Edhe kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, fakti që luajmë në Itali, fakt që ka shumë specifika si ndeshje me Italinë, përveç futbollit, por edhe që prodhuesi apo sponsori i kombëtares është kompani italiane, e bën edhe më të rëndësishëm për vazhdimin prezantimin e fanellës së re në ndeshjen në Palermo. Tifozët? Nuk ka munguar tifozi për ekipin kombëtar shqiptar dhe nuk do të mungojë, jam shumë i bindur, as në Palermo pavarësisht numrit të kufizuar të biletave që kemi si Federatë. Jam shumë i bindur që shqiptarët që jetojnë në Itali apo Evropë, apo qoftë edhe ata që jetojnë në Shqipëri, do të kenë mundësinë të sigurojnë një biletë nëpërmjet rrjetit të Federatës dhe ta skuqin stadiumin e Palermos.”

Presidenti i FSHF-së foli edhe rreth fushatës dhe takimeve që do të zhvillojë me drejtuesit e Federatave të tjera Evropiane, në garën për t’u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

“Nuk është se kam ndonjë program të përcaktuar. Kemi disa mbledhje me përfaqësues të rajoneve të ndryshme, një me rajonin e Ballkanit, një me rajonin e vendeve skandinave dhe një me rajonin e Evropës qendrore”, ka shtuar Duka për fund. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori