Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar unitet të spektrit politik në çështjet e interesit thelbësor për qytetarët e Kosovës, në përgjithësi, dhe në çështjen e liberalizimit të vizave në veçanti.
Në një postim në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi ka thënë se “liberalizimi i vizave duhet të ndodhë tani dhe ky është interes nacional dhe shtetëror” dhe ka shtuar se “përgjegjësia për ta arritur këtë qëllim fillimisht i takon koalicionit qeverisës, e pastaj edhe partive opozitare të cilat fatkeqësisht të gjitha veprimet e tyre i kanë përqendruar në përpjekjet për të bllokuar ratifikimin e kësaj marrëveshjes”.
Lexoni të plotë postimin e presidentit në Facebook:
“Në dy javët e fundit kam takuar presidentin Juncker, presidentin Tusk, presidentin Tajani, Përfaqësuesen e Lartë Mogherini, komisionerët Hahn dhe Avramopoulos. Secili prej tyre më ka konfirmuar se ratifikimi i Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi është duke e mbajtur peng vendimin përfundimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Është bërë krejtësisht e qartë nga shumë komisione të pavarura, kosovare e ndërkombëtare se demarkacioni me Malin e Zi është i drejtë dhe se territori i Kosovës nuk cenohet për asnjë metër si rezultat i ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.
Prandaj, është për keqardhje fakti që spektri politik kosovar nuk po bashkohet në çështjet që janë me interes për qytetarët e Kosovës.
E ftoj të gjithë spektrin politik që, pa dallim përkatësie politike apo etnike, të bashkohen për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të procedojë projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në ditët në vijim. Ndërkaq, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet vënë interesin shtetëror përpara atij personal apo partiak, dhe me votën e tyre pro kësaj marrëveshjeje, t’i japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës.
Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë tani dhe ky është interes nacional dhe shtetëror.
Përgjegjësia për ta arritur këtë qëllim fillimisht i takon koalicionit qeverisës, e pastaj edhe partive opozitare, të cilat, fatkeqësisht, të gjitha veprimet e tyre i kanë përqendruar në përpjekjet për të bllokuar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Sërish e ftoj spektrin politik për unitet në këtë çështje të interesit thelbësor për qytetarët e vendit, si dhe ritheksoj faktin se kur bëhet fjalë për vendime të interesit shtetëror, koalicioni qeverisës duhet të tregojë se ka forcën politike, vizionin dhe lidershipin që të marrë vendimet e drejta e të domosdoshme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A