Gjyqtarja Valbona Musliu shpalli fajtor të akuzuarin Puqolli, dhe e dënoi me 5 vjet burg, përfshirë këtu edhe kohën që ka kaluar në paraburgim nga tetori i vitit të kaluar.
Puqolli doli sot para trupit gjykues për ngjarjen tragjike të 6 tetorit të vitit të kaluar, kur pas një mosmarrëveshje me të ndjerin Bashkim Idrizi i shkaktoi këtij të fundit lëndime trupore të cilat sollën vdekjen e viktimës.
“Unë nuk kam pasur qëllim me e mbyt, e kam respektuar si më të moshuar dhe ka qenë si një familjar”, tha i akuzuari Puqolli.
“Më vjen keq shumë për rastin që ka ndodhur dhe shpreh keqardhje për të ndjerin me të cilin për katër muaj rresht kemi jetuar në të njëjtën shtëpi dhe kemi kaluar jashtëzakonisht mirë me të dhe të njëjtit i kemi ndihmuar me ushqim ngase nuk e ka pasur askënd”, shtoi i akuzuari.
Me pranimin e fajësisë u pajtua edhe prokurori Ilaz Beqiri. Ai kërkoi që pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit të merret si rrethanë lehtësuese në shqiptimin e dënimit.
“I pandehuri edhe në deklaratën që ka dhënë në prokurori në tërësi e ka pranuar fajsinë dhe në detaje e ka përshkruar rastin se si ka ndodhur, andaj i propozoj gjykatës se me rastin e sanksionit penal të merret si rrethanë lehtësuese fakti që i pandehuri e ka pranuar fajësinë”, tha prokurori Beqiri.
Sipas aktakuzës, më datën 06.10.2016, rreth orës 3:30, në shtëpinë ku banonte tanimë i akuzuari Puqolli dhe i ndjeri Idrizi, kishte filluar një fjalosje e cila rezultoi me vdekjen e këtij të fundit.
Në bazë të aktakuzës, derisa i akuzuari Puqolli dhe i ndjeri Idrizi ishin duke pirë alkool, i ndjeri Idrizi ia kishte hedhur fytyrës alkoolin të akuzuarit Puqolli dhe ky i fundit kishte filluar ta godiste me shqelma, grushta dhe me një mjet të paidentifikuar në kokë.
Si pasojë e dhunës fizike e shkaktuar nga i akuzuari Puqolli, i ndjeri Idrizi kishte ndërruar jetë, me ç’rast i akuzuari Puqolli është ngarkuar me veprën penale lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekje. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje