LAJMI I FUNDIT:

Opozita: Modeli i politikanit që përfaqëson Thaçi dhe Mustafa nuk kanë shumë dallim

Opozita: Modeli i politikanit që përfaqëson Thaçi dhe Mustafa nuk kanë shumë dallim

Thaçi vlerësohet të ketë tejkaluar në disa raste edhe kompetencat e tij, duke e defaktorizuar kryeministrin Isa Mustafa, derisa opozita e kritikon, ka nga ata të cilët mendojnë se ky është presidenti më i fuqishëm që ka pasur ndonjëherë Kosova.


Ndërsa në ekzekutivin e vendit nuk mendojnë se presidenti Thaçi po i ndërhyn në kompetenca shefit të Qeverisë, shkruan sot, gazeta “Zeri”.

Temat me të cilat duhet të merret kryeministri është duke i iniciuar dhe duke i trajtuar presidenti. Thaçi vlerësohet të ketë tejkaluar në disa raste edhe kompetencat e tij, derisa opozita e kritikon, ka nga ata të cilët mendojnë se ky është presidenti më i fuqishëm që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Ndërsa në ekzekutivin e vendit nuk mendojnë se presidenti Thaçi po i ndërhyn në kompetenca shefit të Qeverisë. Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, deklaron se kompetencat e funksionarëve publikë përcaktohen nga Kushtetuta e vendit. “Jo, fare. Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh qartë kompetencat e gjithsecilit funksion publik”, ka thënë Gecaj.

Subjekti më i madh opozitar, Lëvizja “Vetëvendosje” (LVV), e vlerëson Thaçin si një figurë kontroverse, e cila sipas tyre nuk gëzon besimin e popullit. Ky subjekt e sheh Thaçin si personazh të kontestuar si brenda shtetit njësoj edhe në rrafshin ndërkombëtar.

“Modeli i politikanit që përfaqëson Hashim Thaçi dhe ai që përfaqëson Isa Mustafa nuk kanë shumë dallim. Veprimtaria e tyre politike është e dëmshme, s’do të duhej të ishte hall se cili po e lë cilin anash”, ka thënë Shkodran Hoti, zyrtar për medie në këtë parti. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori