Bushati: Shqiptarët në Maqedoni, popull shtetformues dhe përcaktues të stabilitetit të vendit
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka deklaruar sot se shqiptarët në Maqedoni, si një popullsi shtet-formuese janë qartazi faktor përcaktues për stabilitetin demokratik dhe ardhmërinë euro-atlantike të Maqedonisë.
Sipas Anadolu Agency, deklarata e shefit të diplomacisë së Shqipërisë ka ardhur gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në kuadër të një leksioni të hapur. Në fjalën e tij ministri Bushati duke folur për gjendjen në Evropë tha se ajo sot ngjan e absorbuar me vetveten, me trajtimin e krizave të shumëfishta që e kanë zaptuar.
“Kriza e tejzgjatur në Maqedoni, ngjarjet shqetësuese të muajve të fundit në raportet Kosovë-Serbi shoqëruar me mungesën e rezultateve të prekshme në procesin e dialogut, stanjacioni në Bosnjë e Hercegovinë, ndërhyrja e aktorëve të tretë në zhvillimet e brendshme politike në Malin e Zi, janë disa tregues të vëmendjes së munguar dhe forcës së dobësuar të BE-së pikërisht në oborrin e saj”, ka shtuar Bushati.
Ai ka theksuar më tej se “Rajoni ynë do të përkufizohej si një hapësirë e gjerë rreth nesh, të cilën unë e kam cilësuar si katërkëndëshi i kufizuar nga Roma, Vjena, Athina dhe Ankaraja e ku, në një formë ose tjetër, të hapur në Mesdhe e të kyçur në Ballkan, ndërthuret shumëçka e rëndësishme për ne”.
Duke folur për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë Bushati ka thënë: “Jemi dhe do të vijojmë të jemi në kërkim të barazisë e dinjitetit njerëzor duke marrë për bazë eksperiencat më të mira në rajon e në Europë. Por ka ende shumë për të bërë. Po marr vetëm një shembull: pakica serbe në Kosovë përbën rreth 6 përqind të popullsisë së Kosovës. Serbishtja është gjuhë zyrtare, pakicat kanë 10 përqind të vendeve të rezervuara e mund të fitojnë edhe vende shtesë sipas dinamikave elektorale, kanë të drejtën e shumicës së dyfishtë për ligjet që kërkojnë shumicë kushtetuese. Në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, është dakorduar krijimi i Asociacionin të Komunave me shumicë serbe, modalitetet e funksionimit të të cilit mbeten të testohen në praktikë. Popullsia shqiptare shtet-formuese në Maqedoni, disa herë më e madhe në përqindje e shifra absolute, prej një dekade kërkon mirëkuptim për shpalljen e shqipes si gjuhë zyrtare. Qoftë edhe vetëm në këtë aspekt, një ndër shumë, kontrasti nuk mund të jetë më flagrant, më jashtë kohës”.
Ai ka theksuar se për këtë arsye kanë inkurajuar faktorin shqiptar kudo që jeton, përfshirë në Maqedoni, për të luajtur rol konstruktiv dhe për të marrë pjesë aktivisht në institucionet respektive, duke e parë atë element thelbësor në adresimin e shqetësimeve të tyre në rrugë institucionale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova