LAJMI I FUNDIT:

Deçani nuk feston pa Ramushin (Video)

Deçani nuk feston pa Ramushin (Video)
Former Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj (C) stands in the Colmar courthouse, flanked by his lawyers Rachel Lindon (3rd L) and Dominique Bergmann (R), during his extradition hearing on February 9, 2017. Haradinaj was arrested in France in January under an international warrant issued by Serbia, which wants him tried for alleged war crimes committed during the 1990s conflict. / AFP PHOTO / SEBASTIEN BOZON

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se kanë vendosur që për këtë ditë të mos kenë organizime festive në mungesë të Ramush Haradinajt.

Ai ka deklaruar se qytetarët nuk kanë shprehur interesim ta festojnë këtë ditë, ndërsa Haradinaj po mbahet në Francë me fletëarrest të Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Nuk kemi menduar të bëjmë organizime të karakterit festiv sepse Ramush Haradinaj po mbahet padrejtësisht në Francë. Dhe ne jemi të habitur sesi Franca po i pranon fletëarrestet e Serbisë. Por ne jemi të bindur se ai do të kthehet në Kosovë dhe vetëm atëherë festa do të jetë e plotë. Ndjenja e njerëzve për ta festuar pavarësinë pa Ramushin nuk ka ekzistuar. Prandaj edhe kemi vendosur të mos kemi organizim”, ka thënë Selmanaj.


E pa Ramushin, nuk ndjenë gëzim që të festoj as nëna e tij, Rukë Haradinaj.

“Pak me u mërzitë po, se nuk është Ramushi këtu, me pas kanë Ramushi ne ishim kanë edhe më të lumtur e më të gëzueshëm. Që i kemi dy djem të vranë, unë jam krenare për ta. Pa Ramushin shtirë me prit Pavarësinë”, thotë ajo, ndërsa lotët i rrjedhin kur kujton me mall djemtë që ia fali atdheut dhe mungesën e Ramushit në shtëpi. “Shumë mirë, me mall të madh, por shumë mirë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori