LAJMI I FUNDIT:

Sa kohë i duhet trupit të femrës që të këndellet plotësisht nga shtatzënia

Sa kohë i duhet trupit të femrës që të këndellet plotësisht nga shtatzënia

Ata që kanë besuar se mjaftojnë 6 javë, janë plotësisht në lajthitje!

Nuk është fjala vetëm për këndellje fizike por edhe për këndellje mendore. Shtatzënia është ndryshim i madh për trupin e nënës, transmeton Telegrafi.


Organet në trupin e femrës lëvizin, krijohet rreth një litër e gjysmë më shumë gjak, ndërkaq se cila nënë përjeton ndryshime të mëdha hormonale.

Tashmë disa shekuj femrave u është thënë që trupi kthehet në gjendjen normale gjashtë javës pas lindjes, përkatësisht aq sa zgjat lehonia.

Mirëpo, një hulumtim më i ri britanik ka zbuluar që gjashtë javë këndelljeje është fantazi e pastër dhe se trupit të femrës i nevojitet një vit i plotë që të këndellet nga shtatzënia dhe lindja.

Nuk është fjala vetëm për këndellje fizike, por edhe për këndellje mendore. Shumica e nënave gjenden nën presionin e madh që sa më parë të kthejnë formën, të punojnë njësoj sikur para shtatzënisë, apo që sa më parë të kthehen në vendin e punës.

Udhëheqësja e hulumtimit dr. Julie Wray nga Universiteti Salford konsideron që femrat do të duhej të qëndronin në maternitet sa më gjatë.

Në mënyrë që të pushonin sadopak, duke aluduar në atë që në Britaninë e Madhe disa spitale i lënë të dalin nga materniteti nënat pas gjashtë orësh të lindjes. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Flokë dhe stil
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
Pse gërhasin shtatzënat?

Pse gërhasin shtatzënat?

Shtatzëna
Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike

Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike

Estetikë
Kalo në kategori