LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM-ja po i manipulon të punësuarit në administratë

OBRM-PDUKM: LSDM-ja po i manipulon të punësuarit në administratë

OBRM-PDUKM-ja sot përmes një komunikate ka reaguar ndaj LSDM-së të cilët thanë se administrata e Maqedonisë me qeverisjen e tyre do të punojnë gjatë gjithë ditës për t’i përmbushur kërkesat e qytetarëve. Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM-ja manipulon publikun dhe sidomos të punësuarit në administratë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Edhe në vitet e kaluara që e kishin mundësinë të jenë pjesë e pushtetit qendror, nuk ofruan asnjë ide për përmirësimin e shërbimeve publike, por i bllokuan institucionet me mbajtjen e konferencave për çdo ditë, me qëllim që të shpërndajnë dezinformata, ofendime, etiketime dhe të gënjejnë të punësuarit në administratë”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

LSDM: Administrata do të punojë tërë ditën për qytetarët
Lexo po ashtu LSDM: Administrata do të punojë tërë ditën për qytetarët