LAJMI I FUNDIT:

Britania paralajmërohet të mbetet në Europol pas Brexit

Britania paralajmërohet të mbetet në Europol pas Brexit

Britania e Madhe do të mund të preket më shumë nga terrorizmi dhe krimi i organizuar në qoftë se pas Brexit ajo nuk do të sigurojë një partneritet me Europolin, Agjencinë për zbatimin e ligjit në BE, deklaroi të enjten drejtori i saj për Britani, Rob Wainwright, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për televizionin SKY, ai tha se mungesa në qasjen e të dhënave të organizatës së inteligjencës e cila ndodhet me seli në Hagë, do të mund të shkaktojë probleme të sigurisë.

“Kam parë se si kërcënimi nga terrorizmi dhe krimi i organizuar janë shndërruar në një kërcënim global, prandaj është më se i nevojshëm një bashkëpunim ndërkombëtar policor për të na mbajtur të sigurt”, tha Wainwright.


Sipas tij, mekanizmat siç është Europoli mundësojnë goditje të ashpër të shkelësve të ligjit.

Duke vënë në dukje se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (Brexit) nënkupton me automatizëm edhe dalje nga anëtarësimi në Europol, përveç nëse nënshkruhet një marrëveshje e veçantë gjatë negociatave Britani –BE, Wainwright tha se agjencia paraqet një vegël jetike për luftimin e krimit.

“Ne (Europoli) kemi të bëjmë me mijëra raste të krimit serioz për çdo vit, madje edhe me terroristë të cilat janë identifikuar dhe ekstraduar sipas kushteve të urdhërarrestit”, tha Wainwright.

Drejtori i Europolit tha gjithashtu se Britania e Madhe ka dhënë një kontribut të çmuar, gjë të cilën 27 shtetet anëtare nuk do të donin ta humbasin pas Brexit.

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Këto janë atentatet më tragjike të 33 viteve të fundit në Turqi

Këto janë atentatet më tragjike të 33 viteve të fundit në Turqi

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Evropa
Kalo në kategori