LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Man. Utd – St. Etienne

Parashikim: Man. Utd – St. Etienne

Manchester United e pret klubin më të trofeshëm francez Saint-Etienne në Old Trafford për të zhvilluar duelin e parë të 1/16-ës së finales së Europa League.

Vendi: Old Trafford, Mançester
Koha: 16 shkurt (e enjte), 21:05


Lajmet rreth ekipeve

Manchester United
Jose Mourinho pritet që të emërojë skuadrën më të fortë për duelin ndaj francezëve, teksa ndryshimet dhe pushimet do t’i bëjë për fundjavë në kuadër të FA Cup.
Marcos Rojo nuk është i gatshëm për lojë pasi mungoi në fitoren prej 2-0 ndaj Watfordit, por Phil Jones, Michael Carrick dhe Wayne Rooney janë të gjithë mungesa të rëndësishme për këtë takim. Anthony Martial pritet që të mbajë vendin e tij pasi shkëlqeu ndaj Watfordit në fundjavë.
Eric Bailly dhe Ander Herrera janë të dy vetëm një karton larg mungesës në ndeshjen kthyese në Europa League.

Saint-Etinne
Me Checik M’Benguen i cili është në dyshim, pritet që Florentin Pogba të luajë në krahun e majtë dhe të përballet me vëllain e tij Paul.
Saint-Etienne pritet që të jetë pa Oussama Tannanen, Robert Beric dhe Alexander Soderlund.

Top lojtarët

A e dini se?

Saint-Etienne është i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në Europa League.

Saint-Etienne është klubi më i trofeshëm dhe më i madh francez.

Formacionet e mundshme: Man. Utd - St. Etienne
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Man. Utd - St. Etienne

Analiza

Manchester United nuk ka humbur në 12 ndeshje në shtëpi në gara evropiane ndaj skuadrave që vijnë prej Francës, teksa Saint-Etienne i ka humbur të gjitha tri ndeshjet e fundit në Angli.

Francezët nuk janë për t’u nënvlerëzuar, pasi që kanë një rekord prej 10 ndeshjeve pa humbje në Europa League këtë sezon dhe ka fituar katër nga pesë ndeshjet si mysafir.

Saint-Etienne është aktualisht në vendin e pestë në Ligue 1 ku vetëm PSG ka pranuar më pak gola se kjo skuadër, pra vetëm një gol më pak, që do të thotë se kemi të bëjmë me një skuadër tejet të konsoliduar në mbrojtje.

United ka vuajtur nga konkretizimi i rasteve këtë sezon dhe do të duhet që kjo të përmirësohet dukshëm ndaj francezëve që të arrihet fitorja dhe të shkohet tutje në fazën tjetër.

Parashikimi: Manchester United 1-0 Saint-Etienne

Në trend Sport

Më shumë
Marrëveshje pothuajse e kryer: Neymar po bëhet me klub të ri

Marrëveshje pothuajse e kryer: Neymar po bëhet me klub të ri

Ndërkombëtare
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në

Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe

La Liga

"Nuk do ta harroj kurrë "Santiago Bernabeun", lojtarët e Real Madridit pas ndeshjes u larguan me Ferrari" - Foda flet për ndeshjen me mbretërit

Liga e Kampionëve
Ylli i Real Madridit tallet keq me Diego Simeonen pas fitores ndaj Las Palmas

Ylli i Real Madridit tallet keq me Diego Simeonen pas fitores ndaj Las Palmas

La Liga
Portieri që bëri histori në Euro 2024 do transferohet tek Man City si zëvendësues i Ederson

Portieri që bëri histori në Euro 2024 do transferohet tek Man City si zëvendësues i Ederson

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori