LAJMI I FUNDIT:

LSM me qeverinë e re do të diskutojë për rritjen e pagave

LSM me qeverinë e re do të diskutojë për rritjen e pagave

Rritje e pagave llogaritur në bazë të rrijes së çmimeve të prodhimeve, shërbimeve të BPV-së, rregullimin e marrëveshjeve për punë në kompanitë e ZZHTI, si dhe stazh me beneficion për profesione të caktuara janë pjesë e kërkesave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), të përfshira në propozim-protokollin për progres social që është miratuar në seancën e fundit të kryesisë së LSM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i LSM-së. Zhivko Mitrevski, në konferencën e sotme për media theksoi se analizat e LSM-së tregojnë se ka hapësirë të madhe për rritjen e pagave të punonjësve, por se mundësinë reale për rritje, siç tha, do ta rregullojnë me partnerët social.

Propozim-protokollin LSM do ta dorëzojë deri te qeveria e re dhe Këshilli Ekonomik Social./Telegrafi/